Pak para nisjes së takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me krerët e partive aleate, mësohet dita se kur do të bëhet protesta e paralajmëruar e janarit.
Bëhet me dije se protesta do të zhvillohet më 27 janar, vendim i cili sipas burimeve në PD, u mor gjatë takimit një ditë më parë të kryedemokratit Basha me kryetaren dhe kreun e grupit të LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili.
Këtë vendim Basha pritet t’ua komunikojë edhe aleatëve, në takimin që pritet të nisë.
http://www.balkanweb.com/site/takimi-basha-kryemadhi-zbulohet-data-se-kur-do-te-zhvillohet-protesta-e-opozites/