Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është takuar pasditen e sotme me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Arsyeja e këtij takimi të dy krerëve të partive opozitare mendohet të jetë një protest që do të zhvillohet në kryeqytet gjatë këtij muaji.
Megjithatë ende nuk janë dhënë detaje se kur do të jetë data e saktë e protestës. Opozita ka nisur takimet me qytetarët para zhvillimit të protestës.