“Ai duhet ta vendosë gojën e tij në të sajën; ai duhet të gëzohej në qeshjen, ku u rrit. Ajo ishte e kundërta. Ajo ishte në fakt “Djalli””. Siç “Portreti Artistit në Rini” i Joyce-it, Tarr është serializuar fillimisht në revistën “The Egoist” përpara se të botohej si libër. Së bashku me veprën e Joyce-it, Tarr-i sinjalizoi një epokë të re në shkrimin e letërsisë angleze. Wyndham Lewis ka qëndruar një kohë të gjatë jashtë modernizmit për shkrimtarë më të “pranuar”. Megjithatë Tarr barazon, për të mos thënë tejkalon gjithçka që periudha kishte për të ofruar në terma të radikalizmit stilistik dhe qëllimit imagjinar. Megjithëse romani është rishkruar më pas, më 1928 –ën, versioni i 1918 –ës mbetet përfundimtar – që mban pikësimin eksperimental që i jep veprës një lloj paraqitjeje të dallueshme. i mbështetur fort në përvojën vetjake të Lewis-it në Montparnasse mes vitit 1903 dhe 1908, Tarr është një rrëfim i jetës bohemiane të emigrantëve në Paris përpara Luftës së Parë Botërore. Romani zbërthen idealet e artit europian duke gjurmuar rënien e personazhit qendror, Otto Kreisler, gjestet pretencioze, frustrimet dhe kërkesat e ndyra seksuale të të cilit, janë baza e një kritike ikonoklasike e botës moderne intelektuale. Ajo çka e bën Tarr-in kaq goditës në theksimin e tij në pjesën e jashtme ( në kundërshtim me jetën e brendshme që kaq shqetësonte të ngjashmit si Joyce apo Woolf) në mënyrat e vështrimit dhe imazhet e gjuhës. Romani është një eksperiencë në “shkrimin vizual” një përpjekje për të përfshirë parimet e pikturës “vorticiste” në shtyp. Personazhet e Lewis-it janë të krijuar si të çuditshëm, forma abstrakte, si kokë ullukë të dalë jashtë nga lënda njerëzore. Tarr-i është i vështirë, provokues dhe një vepër jashtëzakonisht e hartuar, jashtë kanunit të njohur modernist.
Skeda:
Tarr
Wyndham Lewis
Jeta | l. 1882 (Kanada), v. 1957 (Angli)
Botimi i parë | 1918
Botuar nga | Alfred A. Knopf (Nju Jork)
Serializimi | 1916–1917, te “The Egoist” (Londër)