Pak pas grabitjes së një banke të nivelit të dytë në Laç, dalin pamjet e vjedhjes nga tre persona.
Në videon e publikuar nga ReportTv, shihen qartë tre grabitësit, që nga këto pamje duket e vështirë identifikimi i tyre.
Sipas të dhënave parapake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:36, ku persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur nën kërcënimin e armës një bankë të nivelit të dytë.
Sipas policisë, autorët, ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamin e njësisë së Bankës dhe kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës.
Autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet, ndërsa nuk dihet ende shuma e grabitur.