Dy qytete shqiptare janë “transferuar” në Bruksel këto ditë festash. Jo në kuptimin fizik por përmes birrës që mban emrin e tyre.
Birra “Puka” dhe “Tirana” ofrohen në shtëpizat festive në mes të Brukselit.
Një dhuratë e bukur për të gjithë shqiptarët që kanë vizituar Brukselin këto ditë, por edhe një mundësi e mirë eksplorimi për të gjithë të huajt që duan ta njohin Shqipërinë edhe përmes birrës.