Funksionarët e Aleancës për Shqiptarët do të dorëhiqen në mënyrë të sinkronizuar. Të pyetur nga Alsat M, zëvendësministrat, sekretari shtetëror në ministrin e Drejtësisë dhe drejtorët e këtij subjekti të emëruar nëpër organe shtetërore, thanë se dorëheqjet do t’i ofrojnë bashkërisht në të njëjtën ditë. Kryeministri Zoran Zaev njofton se shkarkimin e tyre do ta propozojë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
Pas vendimit për të dalë nga qeveria, Sela tha se do të mbështesin ligjet dhe reformat e nevojshme për në BE. Sela tha se Qeveria LSDM-BDI është shndërruar në lavatriçe për pastrimin e krimeve dhe aferave korruptive të funksionarëve aktual. Dy numrat e Aleancës për Shqiptarët shumica i zëvendësoi me votat e deputetëve Çedomir Sazdovski dhe Amdi Bajram.
http://www.balkanweb.com/site/largimi-nga-qeveria-dorehiqen-zyrtaret-e-aleances-per-shqiptaret/