Nga Leon Tolstoy
Në tërë romanet përshkruhen imtësisht ndjenjat e heronjve, liqenet dhe shkurret, pranë të cilëve ata shëtisnin. Por, duke përshkruar dashurinë e tyre të flaktë ndaj kësaj apo asaj vajze, shkrimtarët heshtin dhe asgjë nuk thonë për të kaluarën e këtij heroi simpatik: asnjë fjalë për shtëpitë publike, ku ai ka qenë sa e sa herë, asnjë fjalë për shërbëtoret, kuzhinieret dhe gjithë gratë e botës. Edhe po të dalë ndonjë roman i tillë i pahijshëm, nuk e lënë të bjerë në duart e vajzave.
*Fragment nga libri “Sonata e Krojcerit”