Krishtlindja dhe vetmia! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krishtlindja dhe vetmia!

11:12 | 22/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Albert Nikolla

Koha e ardhjes së Krishtlindjes mendoj se është “kohë zgjidhjeje” për krizat shpirtërore. Fjala “krizë” vjen nga greqishtja “κρίσις”, që në shqip mund të përkthehet “me gjyku” ose “me vendos”, pavarësisht se në të folmen e përditshme kjo fjalë shpreh mungesë, tronditje apo shqetësim! Ndoshta kjo është ndërlidhja midis etimologjisë reale nga greqishtja dhe kuptimit që ka marrë më kalimin e kohës: çdo mungesë, tronditje apo shqetësim ka nevojë për gjykim e vendim! Në këtë kuptim e përdor edhe termin “krizë” si gjykim mbi jetën apo faza të caktuara domethënëse të saj, gjykim të cilit nuk i rrëshqet dot, sado i përciptë të jetë. Madje edhe kur vendos të mos reflektosh, në një farë mënyre e ke marrë një vendim! Kemi bërë secili prej nesh, besimtarë ose jo, të krishterë ose jo, një ecje gjatë gjithë vitit dhe në fund të vitit, të krishterët përballen me misterin e madh të Krishtlindjes.

Qasja ndaj Krishtlindjes dhe të menduarit rreth saj prek pjesët më të fshehta dhe më intime të shpirtit njerëzor e pikërisht për këtë arsye ajo festë ka një përmasë thellësisht personale. Jeta e krishterë ka përmasën e saj të pamohueshme komunitare, që është Kisha ose bashkësia e besimtarëve, por kjo nuk e pengon besimtarin, përkundrazi, e nxit që në momente reflektimi thelbësore të zgjedhë edhe vetminë. A nuk u drejtohet Krishti ndjekësve të tij: “Ndërsa ti, kur të lutesh, hyr në dhomën tënde, mbylle pas vetes derën e lutju Atit tënd që është në fshehtësi; e Ati yt që sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë”. (Mateu. 6,6). Takimi me vetveten është i domosdoshëm dhe është bukur kur e kërkon me ndërgjegje, pasi kur ndodh me pahir sjell tronditje të madhe!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në këtë perspektivë, filozofi Kierkegaard e ka shprehur mjaft bukur rëndësinë e vetmisë kur dikush gjykon e merr vendime të rëndësishme: “Të ecim vetëm! Po, asnjë person, bash asnjë nuk mund të vendosë për ty. Madje askush nuk mund të të japë këshillën vendimtare që ka të bëjë me shëlbimin! Duhet ta bësh vetë! Sepse mbasi të kesh marrë vendimin, do të gjesh me siguri shokë në udhëtimin tënd, por kurdoherë që do të hasësh rrezik në jetë do të jesh vetëm e do të duhet ta përballosh vetëm” (Ungjilli i vuajtjeve).

Kjo vetmi është thelbësore dhe nuk përjashton ndihmën dhe mbështetjen e të afërmit, por ajo është vetmia e vendimmarrjes ku duhet të jetë vetë personi që vendos. Vetëm, rrëfehemi përballë meshtarit, vetëm kemi lindur, vetëm do të vdesim! Vetë vendosim t’i themi po Misterit të Mishërimit të Krishtlindjes. Misteri më i bukur e njëherazi aq i përvuajtur sa nuk ka ku të shkojë ndodh në një stallë! Më kujtohet, diku para një viti, një deputete (hipotetikisht e krishterë!) e Kuvendit të Shqipërisë, duke dashur të përulë një deputet tjetër, i tha: ti ke lindur në një stallë, ndërkohë që të parët e mi kanë lindur në pallate veneciane! Nuk e di nëse kjo ish-deputete, tashmë, e di apo jo që Krishti ka lindur në një stallë!

Një ndër vetitë e veçanta të Krishtit Zot është shkaktimi i krizave shpirtërore te besimtarët, kriza, që siç e thashë më lart, nxisin për gjykim. Kur besimtarja ish-deputete mendon se të qenët e krishterë e lartëson, Krishti i thotë: kam lindur në një stallë, jo në pallate mbretërore. Kur dikush kërkon pushtet me çdo kusht, qoftë politik apo edhe fetar, dhe që përdor gjithë farë lloj marifetesh për të arritur pushtetin, Krishti i thotë: Kush dëshiron të jetë i pari, le të bëhet i sprasmi i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve! Kur dikush, për më tepër kur është i krishterë, kryen akte dhune në Kuvend, Krishti i thotë: duaj edhe armiqtë!

Ndodh shpesh që një pjesë e të krishterëve shqiptarë, sidomos ata që e ndiejnë vetën si një lloj “elite filoperëndimore”, e përjetojnë të qenët të krishterë në mënyrë disi sipërfaqësore! Harrojnë se Krishti ka lindur në Lindje dhe ata që e kuptuan të parët natyrën hyjnore të Krishtit ishin dijetarët e ardhur nga Lindja! Madje ka edhe intelektualë të krishterë ose filo-të krishterë që këtë fakt e përdorin si status të të qenit superiorë ndaj të tjerëve e hera-herës edhe si përbuzje ndaj jo të krishterëve. Kjo ndodhi ka bërë që shumë persona të pagëzohen pa e kuptuar thelbin e të qenit i krishterë, ose më keq akoma, e dinë se çfarë do të thotë të jesh i krishterë, por e duan pagëzimin thjesht për status! Më kujtohet rasti i një diplomateje që dëshironte një post i cili moralisht ishte i përshtatshëm për një të krishterë. Kur u ndodh përballë kësaj situate, ajo u përgjigj me qesëndi: po unë kam dëshminë e pagëzimit! E pata bërë kur isha jashtë, thashë se ishte mirë ta kisha!

Ja, këto hipokrizi të zakonshme e të përditshme të nxisin t’i kthehesh asaj vetmie që pranon edhe Krishti në Ungjill. Sepse raste të tilla dëshmojnë jo vetëm për hipokrizi nga ana e pseudobesimtarëve, por dhe për mendjelehtësi nga ana e disa meshtarëve që e hedhin ujin e bekuar sikur po spërkasin lulet! Dëshmia e krishterë e Kishës nuk varet nga numri i të krishterëve në meshë, por nga vërtetësia e mesazhit që përcjell. Për këtë arsye, del krejt e tronditëse dhe aktuale pyetja e Krishtit në Ungjill: “Por, kur të vijë Biri i njeriut, a thua do të gjejë fe mbi tokë?” (Luka, 18,8). Nuk kemi siguri të plotë me dëshminë e pagëzimit në xhep! Marrëdhënia me Krishtin duhet të jetohet si një marrëdhënie e vërtetë dashurie me rreziqet e veta, me liri, por me përkushtim të plotë e pa kërkim statusi, pasi statusi është pasojë e të qenit i krishterë, jo premisë për të!

Duke u rikthyer në premisën e artikullit, këto që përmenda nuk e zbehin aspak aventurën e të qenit i krishterë, përkundrazi, i sjellin krizë në kuptim pozitiv. Krizë që kërkon vendim, gjykim e kapërcim. Kërkon hop cilësor në përjetimin e fesë me lutje dhe shpresë. E thoshte bukur “ipeshkvi i të varfërve”, H. Camarra: “Të lumë janë ata që ëndërrojnë: përcjellin shpresë te shumë zemra dhe përballen me rrezikun e bukur që të shohin ëndrrën e tyre të bërë realitet!”.

Bash ashtu si dijetarët e ardhur prej Lindjes dhe të udhëhequr prej yllit ndriçues që i çon drejt stallës ku lindi Krishti, duhet të jemi edhe ne besimtarët përballë Krishtlindjes. Të tërhequr prej kësaj ngjarjeje që është shtysë drejt mishërimit të së mirës. Siç u mëshirua Zoti në Krishtin fëmijë, të kërkojmë të mishërojmë një vepër të mirë, një miqësi të mirë, një mendim të mirë. Jo me mendësinë e pasanikut që i ka këto të mira dhe mund t’i dhurojë kur të dojë, por me shpirtin e lypsarit që shtrin dorën dhe pret pa pasur siguri për lëmoshën. Qenia njerëzore është një “lypsar i qiellit” – thoshte Jacques Maritain – që po kërkon kuptimin e jetës, të dinjitetit dhe të bukurisë që e rrethon.

Të qenit i krishterë tradicional të përcjell edhe tundimin se nuk ke më nevojë të jesh lypsar dhe e ke gjetur kuptimin e jetës. Në fakt nuk është kështu! Ecja drejt atij ylli që tregon foshnjën Krisht duhet të jetë e vazhdueshme, sepse rruga drejt tij nuk e ka pikëmbërritjen në tokë!

http://www.mapo.al/2017/12/krishtlindja-dhe-vetmia/1

Etiketa: albert nikollaKrishtlindjavetmia

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Nëna thur me shtiza, i biri bën luftë

Nëna thur me shtiza, i biri bën luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com