Petrit Vasili denoncon dhunën e ushtruar ndaj njerëzve të thjeshtë gjatë protestës së opozitës kundër emërimit të Kryeprokurores së re.
Vasili e cilëson Ramën si kryekriminelin e qeverisë që gjakos njerëz të thjeshtë ndërsa pyet nëse do t’i hetojë apo jo Arta Marku këto raste.
“Ja se ç’bën dhuna e kryekriminelit në krye të qeverisë, gjakos njerëz të thjeshtë.
Ky është kryekrimineli në krye të qeverisë, që do të bënte aleancë me popullin.
Ky që i tha policisë: “flakni uniformat dhe bëni vota për Partinë Socialiste” dhe që e ka denoncimin sa një mal në Prokurori të Përgjithshme.
Po për të gjitha këto gjëma të kryekriminelit të qeverisë, a do hetojë kjo prokurorja që u klonua me 69 vota?”, ka shkruar Vasili.