Rama, kalorësi i ushtrisë së vdekur greke – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, kalorësi i ushtrisë së vdekur greke

15:48 | 17/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Arben Llalla

Me firmën e kryeministrit Rama është marrë vendimi pa zhurmë e bujë më 13 dhjetor 2017 dhe me zbatimin e tij janë ngarkuar prefektët. Ekspertë nga Greqia do të punojnë bashkë ekspertët shqiptarë për zhvarrosjen dhe identifikimin e eshtrave. Po ashtu, më 28 tetor, grekët e rënë do të përkujtohen me ceremoni shtetërore shqiptare si festë zyrtare.

E pra, kjo shpjegon më së miri dekorimin e Ramës me Kryqin e Kalorësit të Orthodoksisë greke. Por, Edi Rama për mua është lepurush, një frikacak që trembet nga hija e tij.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Më 13 Dhjetor 2015, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga disa ministra të besueshëm që i fyen ditë e natë, që nuk bëjnë zë, bëri një vizitë në Jeruzalem dhe gjatë kësaj vizitë ata u ndalën në Patriarkanën e Kishës Ortodokse Greke. Kryeministri Rama u betua si Kalorës i Kryqit të Madh të Urdhërit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë. Ky titull u jepet personaliteteve të Greqisë me kombësi greke të besimit ortodoks. Në raste të veçanta u jepet edhe personaliteteve me kombësi jo greke që kanë dhënë një kontribut të çmuar për ortodoksinë greke.

Edi Rama duke marrë Urdhërin e Kalorësve të Kishës Greke

Betimi i Edi Ramës për besnikëri ndaj Greqisë më 13 dhjetor 2015 para Partiarkut grek të Jeruzalemit, pas dy vitesh, më 13 dhjetor 2017 jep frutin e saj me nënshkrimin ndërtimit të rreth 8.000 varreve të ushtarëve grekë. Rastësi apo konspiracion?

Në fjalime jemi mësuar që Ramën ta dëgjojmë tek i kapardiset Greqisë, por dhënia e këtij Urdhëri e vë atë në rresht në veprimtarinë politike dhe shoqërore. Në fakt, “sulltani” i qeverisë sonë  i ka të thella rrënjët e “dashurisë” me fqinjët, përderisa vite më parë është financuar nga Fondacioni i Greqisë të Sokratis Kokkalis.

Marrja e këtij Urdhëri të Ortodoksisë Greke në atë kohë nuk iu bë me dije publikut të gjerë, por u mbajt i fshehtë. Askush nuk e shpjegon përse gjithë kjo fshehtësi nga Edi Rama?

Dhe ja ku na del që jo rastësisht kryeministri Rama i dekoruar me urdhërin e lartë të ortodoksisë greke, hedh firmën në këtë vendime antishqiptare, duke urdhëruar disa ministri për ndërtimin e rreth 8.000 varreve bosh të ushtrisë së vdekur greke.

Betimi i Edi Ramës për besnikëri ndaj orthodoksisë greke më 13 dhjetor 2015 para Partiarkut Orthodoks grek të Jeruzalemit

Greqia gjithnjë ka kërkuar ndërtimin e rreth 8.000 varreve të ushtarëve grekë “të rënë” gjatë luftës italo-greke 1940-1941. Çështja është se kush na vërteton që në Shqipëri janë vrarë rreth 8.000 grekë dhe ku gjenden eshtrat e tyre?

Në varrezat e Këlcyrës ka rreth 350 varre bosh që presin të mbushen me eshtrat e shqiptarëve që do vdesin që po ua blejnë kockat me para në dorë.

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë tregoi edhe njëherë se politikanët, ministrat, deputetët shqiptarë u gjunjëzuan përpara presioneve greke për disa varre. Sot, ndërtimi i këtyre varrezave na duket si diçka normale, por grekët ia kanë daqlë të ngrejnë tezën për edukimin e brezave të ardhshëm se Shqipëria ka pushtuar Vorio Epirin (jugu i Shqipërisë) në luftën italo-greke. Të gjithë e dimë që po realizohen skenarë të tillë dhe heshtim, heshtim përpara tragjedisë që po na troket në derë.

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë ishte vënë si kusht për ratifikimit nga ana e Kuvendit të Republikës Greke të MSA-së mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Kushtin për bllokimin e MSA-së, për shkak të ndërtimit të varrezave e deklaroi atë periudhë edhe nënkryetari i Kuvendit të Greqisë, Jorgos Surlas.

Varret e ushtarëve grekë do të shfrytëzohen për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Përherë oficerë-ushtarakë të qytetit të Ksanthit në Greqi, organizojnë pelegrinazhe në Shqipërinë e Jugut duke vizituar Përmetin, Himarën, Sarandën, Tepelenën, Gjirokastrën. Ata vizitojnë varret bosh të ushtarëve grekë “të rënë” gjatë luftës italo-greke 1940-‘41

Gjatë vizitës të këtyre mysafirëve që kanë grada ushtarake, ngrihet flamuri i aneksimit të jugut të Shqipërisë-Autonomia e Vorio Epirit, ku tashmë janë vendosur pllakata përkujtimore në gjuhën greke në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Etiketa: arben llallaedi ramafrikacakKalorës i Kryqit të Madh të Urdhërit të Kalorësve të Varrit të ShenjtëlepurushRama kalorësi i ushtrisë së vdekur grekeSokratis Kokkalis

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Hahn: BE-ja nuk pranon vende që kanë probleme me fqinjët

Hahn: BE-ja nuk pranon vende që kanë probleme me fqinjët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com