Ata nuk e kishin menduar se do t’i largonin nga Gjermania ende pa gdhirë dita, megjithatë ashtu ndodhi.
Pas tre vjetësh në Berlin, familja shqiptare që pushtoi mediat vendase është dëbuar në Shqipëri.
Xhezo Ajazaj (31-vjeç), gruaja e tij Artjola (29) dhe vajzat e tyre Klara (8) dhe Lejman, si dhe Karolina (6 muajshe), e cila ka lindur në Gjermani janë dëbuar në orën 3 të mëngjesit nga Gjermania.
Të hënën, familja në fakt kishte një takim me zyrën e imigracionit por në orën 03:00 të së premtes, Policia zgjoi familjen shqiptare nga gjumi, i njoftoi për kthimin në Shqipëri si dhe i dërguan në aeroportin Schönefeld.