Ed’ Topi di me i dhon’… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ed’ Topi di me i dhon’…

12:38 | 18/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Kur binte fjala në televizion për ndonjë program apo prodhim që ishte i mirë përdornim këtë shprehje të Ed’ Topit në gegnishten e Tironës së tij: “Filani? Ai, po, di me i dhon’…”, çka do të thotë që është i zoti në aksh punë. Na mbeti kjo gjë mes sho-shoqit, kur donim të çmonim punën e dikujt, por me thënë të drejtën e përdornim rrallë, shumë rrallë, sepse në Shqipëri nuk lëvdon askush askënd, vetëm shajmë pas shpine, megjithëse në sy të sheqerosur nga buzëqeshja numër X themi vetëm fjalë të mira.

Meqë, tani që po shkruaj Ed’ Topi ka shkuar në shtëpi të vet po them nja dy fjalë pas shpine për filmin më të fundit “Yjet e së ardhmes”, i cili sapo ka dalë në të gjitha kinematë shqiptare.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Më në fund, pas kaq kohësh shkova të shoh një film që nuk është “kinema-autor” dhe e ka të ndarë mendjen që i drejtohet publikut dhe jo festivaleve, as çmimeve “Oscar”. Një film i thjeshtë, me një skenar krejt të qartë, me një rritëm të jashtëzakonshëm, pa zgjatje të kota që kanë hall të zbërthejnë botën e brendshme të personazhit; pra një vepër e qëruar dritës së diellit.

Njeriu shkon në kinema, ndjek një film shqiptar dhe zbavitet. Qesh, sepse ka batuta dhe situata të larmishme, mërzitet, pse jo ndoshta qan, se vuan me aktorët dhe ndodhitë e tyre, zbavitet, se dëgjon muzikë për së mbari dhe në fund del me humor të mirë, sepse ka happy end. Filma të kësaj natyre japin të gjitha televizionet dhe kinematë gjetkë, ani se ka derte kjo botë, por jo të gjitha do i zgjidhë “filmi-autor”, i cili me ç’duket është shpikur enkas për tokën tonë.

Edmond Topi ka “tradhëtuar” sak këtë traditë qaramane dhe ka realizuar një skenar gjerman, të cilin e ka shqiptarizuar, kurse mesazhet janë të përbotshme, teksa unë po dalloj më kryesorin; kujdesin për moshën e tretë, respektin për këtë kategori dhe trajtimin e saj me dinjitet, jo si guralec që na ka hyrë në këpucë.

Kjo gjë kaq e rëndësishme vjen me një gjuhë artistike të lartë në thjeshtësinë e vet, të perceptueshme nga kushdo dhe mbi të gjitha pa pikën e ujit, sepse nuk është gjellë kazani, por film.

Unë e di fort mirë që filmi nuk shijohet me të treguar, por me të parë, ndaj me sa kam në dorë, nëse ndonjë ma dëgjon fjalën, do e rekomandoja të shkonte në kinema, sepse është film për shikuesit. Tek e fundit, në këtë fundjavë me shi mund ta kalojnë mbroth një orë e gjysëm dhe të shohin larg patetikes Reshat Arbanën, Tinka Kurtin, Luftar Pajën, Margarita Xhepën, Elia Zaharian, Ema Andrean, Gaz Pajën, Karafil Shenën, Sadush Yllin e plot e plot të tjerë. Është e vështirë të thuash kush ka luajtur më mirë në këtë film, por unë i pëlqeva ashtu në të tërën dhe kur dola nga kinemaja thashë me vete: “Ky, Ed’ Topi di me i dhon’…”.

Etiketa: Ed’ Topi di me i dhon’…Edmond TopiElia ZahariaEma AndreaEnkel DemiGaz PajaKarafil Shenaluftar pajaMargarita Xhepareshat arbanaSadush YlliTinka KurtiYjet e së ardhmes

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Mos imagjino ferrin e religjionit, as atë të Dantes…

Mos imagjino ferrin e religjionit, as atë të Dantes...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com