Jose Mourinho ka kritikuar sjelljen dhe edukimin e Manchester City-t, kur pyetet për sherrin pas ndeshjes së Manchester United dhe City-t.
Klubeve u është kërkuar të rrëfehen te Federata Angleze pas sherrit që ndodhi në tunelin e Old Trafford pas fitores dramatike 2-1 ndaj City-t në Premier League.
Pas një disfate të rëndë në derbi që i dha fund shpresave të United për titullin kampion, Mourinho pret të shohë një reagim nga skuadra e tij, kur Bournemouth të shkojë në Old Trafford për ndeshjen e radhës: “Kur humbet, ke më shumë dëshirë për të fituar ndeshjen e radhës.”
Megjithëse United është 11 pikë larg fqinjve, Mourinho ka kujtuar kritikët se ekipi i tij po bën më mirë se vitin e kaluar.
“Numri i pikëve që kemi, sezonin e kaluar kishim shtatë pikë më pak. Sezonin e kaluar barazuam brenda ndaj Bournemouth. Tani le të mundohemi të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar.”
http://telesport.al/mourinho-tregon-pse-ndodhi-sherri-tunelit/