Një shpërthim ka ndodhur këtë të hënë në lagjen e Manhatan, në New York, SHBA.
Mediat amerikane raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në një stacion metroje pranë Time Square.
Si pasojë e shpërthimit raportohen disa të plagosur, ndërsa ende nuk ka një shifër të saktë për personat e lënduar.
Arma në fjalë shpërthyese ishte një bombë në formë tubi që ishte fiksuar në rripin e mesit të të dyshuarit, njoftoi policia. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, teksa foli në një konferencë për shtyp pranë vendngjarjes, e përshkroi pajisjen “të një niveli amatoresk”.