Nuk e kisha menduar që të merresha me politikë…arsyeja lidhet me PD – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk e kisha menduar që të merresha me politikë…arsyeja lidhet me PD

10:18 | 11/12/2017
në Uncategorized
0

Nuk e kisha menduar që të merresha me politikë. Dhe arsyeja, lidhet dhe me një moment tjetër. Atë ditë, kur hyra në PD, e cila sapo ishte krijuar, u largova menjëherë, sepse pata një konflikt me ata që gjeta aty, pra në PD.

Ne ishim shumë më përpara, sepse në bisedat tona kishim shumë pritshmëri dhe strategji për të ardhmen. Për ne Ramiz Alia ishte kundërshtari. Për ne Ramiz Alia nuk ishte njeriu që po sillte demokracinë në Shqipëri, por ishte thjesht rregjimi komunist në Shqipëri. Ky është dhe konflikti që unë pata me ata që gjendeshin në atë kohë në PD. Nuk pata ndonjë dëshirë për t`u përshirë në politikë, pasi mua më interesonte liria dhe jo politika. Unë e kërkoja lirinë si nevojë të brendshme për të bërë gjërat që doja, dhe nuk e kërkoja për t`u marrë me politikë.

Pasi jam larguar atë moment nga PD-ja, ishte aty Arben Imami, të cilin unë e kisha shumë mik dhe kemi bërë një bisedë shumë interesante. Ai këmbëngulte që unë të kthehesha në PD, ndërsa unë këmbëngulja që të largonim më parë komunistin që kishin aty në PD, sepse do t`i marrë në qafë të gjithë. Beni më thoshte “po jo, se kemi nevojë për disa intelektualë pak më në zë, që t`i japim peshë dhe seriozitet të gjithë kësaj që po bëjmë, sepse është një gjë që sapo ka filluar, ne s`kemi eksperiencë”.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ndërsa unë i thashë se Sali Berisha është komunist tipik dhe ka të gjithë eksperiencën si sekretar partie që t`ju eliminojë të gjithëve. I kam thënë se ai do ta bëjë PD-në vegël të Ramiz Alisë dhe ju nuk do të jeni dot në gjendje të flisni kundër Enver Hoxhës. E vërteta është, se ditën kur fola kundër Enver Hoxhës në Akademinë e Arteve, ata nuk flisnin dot kundër Enver Hoxhës.

Sa i përket asaj akuzës që unë isha provokator, unë kam qenë gjithnjë provokator, më pëlqente gjithmonë të provokoja. Sepse provokimi ishte e vetmja mënyrë reagimi kundër atij lloj sistemi. Pra, që reagimet e mia në atë kohë ishin provokim, kjo nuk diskutohet. Por pse me quanin radikal? Sepse unë ju thashë që në momnentin e parë, që Ramiz Alia nuk është opsion, Ramiz Alia është armiku ynë, ai është rregjimi dhe jo njeriu që do sjellë demokracinë. Dhe unë thashë, se ne duhet të bëjmë luftë më Ramiz Alinë dhe kur thashë luftë, kisha parasysh luftën frontale të opozitës me regjimin. Kjo pastaj u transformua në këtë akuzë, që quhej radikal.

Tjetra që më bëri mua të konsiderohesha kështu nga ata, ishte se unë kërkoja që të liroheshin të burgosurit për politikë. Pasi unë mendoja, se nuk mund të konceptohet, që një njeri sjell demokracinë dhe mban në burg të burgosur politikë.  Pra përfundimisht, unë mendoja se nuk mund të bashkëpunonim me këtë rregjim. Ideja ime ishte, që ata të dilnin jashtë ligjit, pra rregjimi, sepse nuk ishin të zgjedhur.

Unë isha radikal për ta, sepse unë mendoja dhe e shprehja, që komunistët nuk duhet të jenë në drejtimin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike duhej të ishte e të rinjve, sepse në fund të fundit ishte dhe një përplasje gjeneratash, një gjeneratë e përzier shumë me komunizmin dhe këtu nuk është çështja për të bërë të fajshëm ose të pafajshëm dhe një gjeneratë tjetër, që edhe pse nuk e kishte jetuar pjesën më të egër të komunizmit, që ishte fundi i viteve `60 me revolucionin dhe goditjen kundër fesë dhe fillimi i viteve `70 me goditjen kundër shfaqjeve të huaja siç i quanin ata, kishte mundësinë të ishte më pak e trembur dhe më pak e infektuar.

Frikën e kishin më irracionale në krahasim me të tjerët, që e kishin frikën të  lidhur me ç`ka kishin parë e jetuar në ato kohë të egra të komunizmit. Fakti është, që komunistët e morën në qafë PD-në.

*Shkëputur nga libri “Pardesytë e bardha” me autore Luljeta Progni

http://www.gazetatema.net/2017/12/10/une-dhe-pd-ne-dhjetor-90/

Etiketa: edit ramaLuljeta ProgniPardesyte e bardhaPD

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Futbollistët e Këlcyrës rrahin barbarisht arbitrin (Film)

Futbollistët e Këlcyrës rrahin barbarisht arbitrin (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com