Kreu i qeverisë, Edi Rama përsërit ftesën për kryeopozitarin Basha për zgjedhjen e Kryeprokurorin e ri të Shqipërisë.
Rama i bën thirrje Bashës që të mos presë që të huajt të lexojnë Kushtetutën, por t’i bashkohet diskutimeve shqip për Shqipërinë.
“LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën”, ka shkruar Rama.