Gjatë vizitës të saj në Washington kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, zhvilloi takime në Departamentin Amerikan të Tregtisë, ku në Byronë e Industrisë dhe Sigurisë, zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin e Tregtisë për Menaxhimin e Eksportit Richard Ashooh.
Kryemadhi konfirmoi predispozicionin maksimal të Lëvizjes Socialiste për Integrim që ajo të jetë mbështetëse por edhe promovuese e hartimit të legjislacionit në këtë fushë kaq të rëndësishme.
Kryemadhi evidentoi se turizmi, infrastruktura, energjia dhe bujqësia mbeten fushat prioritare të bashkëpunimit ekonomik.
http://www.balkanweb.com/site/kryemadhi-duhet-nje-politike-e-re-ne-bashkepunimin-ekonomik-me-shba/