Një karabinier ka mbetur i vdekur ndërsa 6 persona të tjerë janë plagosur nga një aksident i rëndë që ka ndodhur në aksin rrugor Siena-Bettolle të Italisë.
Karabinieri 43-vjeçar, Giancarlo Alberto Forino ka humbur jetën ndërsa si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur edhe 3 shqiptarë, 2 italianë dhe një rumun.
Identiteti i të plagosurve nuk është bërë i ditur nga mediat italiane, ndërsa personi që shikoni në foto është viktima e aksidentit të rëndë.