Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu me anë të një statusi në Facebook komenton zhvillimet e fundit në lidhje me dosjen “Habilaj”.
Ndreu iu bën thirrje tre ish-zyrtarëve të lartë në policinë e Vlorës të vetëdorëzohen sa më parë.
Statusi në facebook i Pjerin Ndreut
Ish zyrtaret e policise ndaj te cileve ka urdher arresti duhet te dorezohen nje ore e me pare ! Shmangja nga ekzekutimi i arresteve eshte e papranueshme per nje ish zyrtar te rangut te larte ! Te paraqiten para drejtesie e te japin deshmi per akuzat, perndryshe pozita e tyre kopromentohet dhe le hije dyshimi te forta per implikimin e tyre ne rrjete kriminale !