Në Korçën e bukur çdo stinë lë shenja, ama velloja dimërore ia kalon çdo ngjyre tjetër.
Ende në vjeshtë, me gjethe e fruta në pemë, Korça është zbardhur sot nga Dëbora.
Në zonat malore reshjet janë më të shumta, duke krijuar kushtet që çdo turist ka pritur për të pasur disa ditë të bardha e të ngrohta dimri.
Fotografitë janë postuar në Facebook nga Bashkia Korçë.