Në kuadrin e “Javës së Fëmijëve Jetimë”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në fshatin e fëmijëve SOS në Tiranë.
“Investimi për zhvillimin e shëndetshëm dhe edukimin arsimor të fëmijëve pa kujdes prindëror, me qëllim integrimin e tyre të denjë në shoqëri, është investim për të ardhmen e shoqërisë”, theksoi Presidenti.
Meta përshëndeti veçanërisht rolin e madh që fshati SOS dhe donatorët e huaj të kësaj organizate kanë dhënë ndër vite në këtë drejtim.
http://www.balkanweb.com/site/meta-vizite-tek-fshati-sos-shihni-si-u-sherben-femijeve-foto/