Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim pune prej dy orësh me drejtuesit e policisë së Elbasanit.
Ministri i Brendshëm ka komunikuar me drejtuesit e komanduar rreth situatës aktuale të rendit dhe sigurisë publike ne qytetin dhe qarkun e Elbasanit.
Xhafaj ka paralajmëruar Vetting të plotë të trupës policore fillimisht në Elbasan dhe së shpejti në të gjitha drejtoritë vendore.
“Elbasani pas reformimit të plotë që do i nënshtrohet drejtoria vendore do kthejë besimin e plotë te qytetarët duke garantuar rend dhe qetësi dhe luftë të pamëshirshme ndaj të gjitha figurave të krimit” tha ai.
Gjithashtu ministri ka paralajmëruar përjashtimin nga radhët e policisë të punonjësve të lidhur me krimin.