Ministri i Brendshëm i shkruan presidentit dhe ministrit të Drejtësisë për gjyqtarin që liroi të akuzuarin për armëmbajtje pa leje
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kërkon presidenti Nishani dhe ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, vlerësim të rastit të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia, i cili liroi një të akuzuar për armëmbajtje pa leje. Përmes një letre drejtuar presidentit, Tahiri shpreh shqetësimin për vendimin e gjykatës për rastin në fjalë. Tahiri sqaron se Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg për të ndaluarin, por gjyqtari Fuçia e ka zbutur masën e sigurisë duke kërkuar ndaj tij vetëm detyrim paraqitje.
Në këto kushte, Ministri thotë se ekzistojnë dyshime se nga gjyqtari i Vlorës, Laurent Fuçia janë kryer veprime jo korrekte.