Shqipëria mposhti Turqinë në miqësoren e zhvilluar në Antalia me rezultatin 2-3.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 24 me Armando Sadikun që konkretizoi një shpërthim mjaft të bukur të Roshit nga krahu i djathtë. Edhe goli i dytë do vinte nga kombinimi Roshi-Sadiku, me bomberin që nuk fali me kokë.
Pak minuta para fundit të pjesës së parë Ledian Memushaj merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10 futbollistë. Sapo nis pjesa e dytë vendasit shkurtojnë diferencën dhe rrezikojnë pa ndërprerje portën e Berishës. Megjithëse pritej goli i brazimit, Eros Grezda realizon të parin me ekipin Kombëtar dhe të tretin për këtë ndeshje.
Në minutën e 60-të, pas golit të Grezdas, vendasit shkurtojnë diferencat me Akbar.
https://youtu.be/c2yl2S1_7I4