Një shqiptar që kishte marrë me vete 9 kilogramë suxhuk Kosove është ndaluar nga një doganier në kufirin me Zvicrën.
Doganieri i ka thënë shqiptarit se nuk mund të kalojë ushqimin, ndaj dhe duhet ta hidhte.
Por shqiptari i është shmangur radhës dhe pasi është larguar disa metra ka nisur ta konsumojë.
Doganieri si duket e ka parë më të arsyeshme ta lejojë të kalojë shqiptarin bashkë me suxhukun se sa ta shikojë të sëmuret nga konsumimi i tij dhe të lajmërojë ndihmën e shpejtë.