Petrit Vasili shprehet se indeksi i Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në listën e vendeve që nuk kontrollon dot korrupsionin.
Sipas tij Rama është përgjegjës për situatën e rënduar korruptive si dhe për përmbytjen e Shqipërisë në drogë.
Statusi i plotë i Vasilit në Facebook
Indeksi i BB konfirmon që “Shqipëria eshte në listën e vendeve që nuk kontrollojnë dot korrupsionin”.
Po ky kryeministri u griu miliona euro shqiptarëve për portale denoncuese, e për konferenca, me dekore e me ekrane ku mbante logore kilometrike për korrupsionin.
E çfarë i kontrolloi korrupsionit? Asgjë, përkundrazi e thelloi.
Doing bisnes thotë që Shqiperia ka rënë 28 vende me taksat torturuese. Çfarë zgjidhi me taksat?Asgjë.
Po drogën a e kontrolloi? Përkundrazi e përmbyti Shqipërinë me drogë.
Po përse na duhet pra ky kryeministër?
Për çfarë na duhet vallë?
Ky “duhet” vetëm që të rrënojë Shqipërinë deri në fund dhe pa u ndalur. Këtë ky e bën shumë mirë.
Ai vetë është halli dhe keqja më e madhe e këtij vendi.