Shembja e disa ndërtimeve në Himarë bëhet për t’i hapur rrugë projektit të qeverisë në kuadër të rivitalizimit te planifikimit urban të qendrës së qytetit.
Himarjotët e kanë kundërshtuar vendimin për prishjen e banesave, duke e cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut.
Një situatë e tillë ka sjellë më herët edhe reagime të shumta të Greqisë. Ky shtet pretendon se prishja po bëhet selektive, dhe nga ky operacion po preken familjet e komunitetit grek.