Petrit Vasili thotë se Rama e ka kthyer kryeministrinë në zyrë punësimi, duke i nxjerrë vetë njoftimet.
Ai shton më tej se 80% e shqiptarëve nuk ekzistojnë për RAmën, ndaj ata duhet ta përmbysin.
Statusi i plotë i Vasilit në Facebook
Kryeministri zyrë-punë, kaq di, për të tjerat s’ia thotë…
Kryeministri në jerm. E ktheu në zyrë pune kryeministrinë, i nxjerr vetë njoftimet per punesim.
Thotë ky kryeministri shkollëpak: “Marrëveshje e deputetëve të rilindjes me qeverinë e rilindjes”.
Po për çfarë? Për pazaret e ditës, hiq e vë njerëz nëper punërat e shtetit.
80% e shqiptarëve nuk ekzistojnë për kryeministrin, ndaj edhe ata nuk kanë më asnjë detyrim që ta njohin, edhe ai nuk ekziston më për ta.
Ndaj Kryeministrit të trafikanteve dhe krimineleve 80% e shqiptarëve kanë vetëm një detyrim: ta përmbysin!