Pas publikimeve të pagave të futbollistëve të Serisë A, lojtarët shqiptarë duken më të persekutuarit. Por ajo bie më shumë në sy është shpërblimi i përcaktuar për talentin e Interit dhe së fundi edhe të ekipit tonë Kombëtar, Rei Manaj. Me 80 mijë euro në sezon, kur trajneri Mançini insiston ta mbajë, madje duke i hequr edhe mundësinë e huazimit për të luajtur më shumë, duket se në Milano e kanë ekzagjeruar disi. Ndoshta është shumë të përmendësh për hir të një krahasimi, që Pol Pogba përfiton rreth 90 mijë euro në javë, por paga e Manajt nuk ndryshon shumë nga ajo e Elis Bakajt tek Tirana, që megjithëse e padeklaruar flitet për rreth 10 mijë dollar në muaj. Ndërkohë që nuk ka të krahasuar me pagën sezonale të futbollistit bardheblu kur luante për Dinamon e Bukureshtit, megjithëse edhe ai nuk e kishte gjithmonë vendin e titullarit, apo kur aktivizohej me Çernomorets të Odesës.