Ligji i ri/ Si do monitorohen sëmundjet infektive në vend – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji i ri/ Si do monitorohen sëmundjet infektive në vend

12:36 | 11/03/2016
në Uncategorized
0

Me 74 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dje projektligjin “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve e sëmundjeve infektive”. I pari ligj në vendin tonë në fushën e shëndetësisë që synon parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. Teksa bën të detyrueshëm raportimin në ISHP të institucioneve shtetërore dhe private, në rast të infeksioneve apo sëmundjeve infektive, ky ligj nuk përcakton asnjë fond shtesë. Po kështu, në rast epidemish do të jetë Ministria e Shëndetësisë përmes fondit të posaçëm, që do të alokohet për rastet në nevojë.

Ligji

Konkretisht, përmes këtij ligji synohet marrja masave për parandalimin, kontrollin, trajtimin dhe monitorimin e sëmundjeve infektive në vend. Po kështu, përcakton detyrat ndaj çdo institucioni publik apo jopublik, raportimin në mënyrë të detyrueshme tek Instituti i Shëndetit Publik për çdo infeksion apo sëmundje të dyshuar apo të konfirmuar, sipas listës së sëmundjeve infektive dhe udhëzuesit përkatës kombëtar, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Alarmet

Gjithashtu, me këtë ligj detyrohet ngritja e një mekanizmi të grumbullimit të të dhënave për dërgimin, marrjen, vlerësimin dhe grumbullimin e alarmeve mbi ndodhi, të cilat mund të kenë apo kanë impakt mbi shëndetin publik dhe, më tej, bën të mundur shpërndarjen e këtij informacioni në një kohë sa më të shpejtë për të gjithë ata që kanë akses në të apo në struktura të ndryshme të qeverisjes, si dhe ndihmon në koordinimin e përgjigjes kombëtare.

Refugjatët

Një nen i veçantë në këtë ligj, neni 27, cilëson rastet kur ka emergjenca të bazuara në fakte dhe të justifikuara, të lidhura me gjendjen e rëndë apo kërcënime të reja serioze ndërkufitare për shëndetin apo përhapjen e shpejtë të infeksionit midis vendeve, ministria përgjegjëse për shëndetësinë, sipas propozimit të Institutit të Shëndetit Publik, duhet të adaptojë masa të shpejta, të menjëhershme, të cilat koordinohen më tej me OBSH-në dhe vendet ndërkufitare e ato të Bashkimit Evropian. Kur kërcënimet serioze ndërkufitare për shëndetin i tejkalojnë kapacitetet kombëtare, pas vlerësimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë, në bazë të një protokolli të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ministria përgjegjëse për shëndetësinë mund të kërkojë mbështetjen nga OBSH-ja, vendet ndërkufitare, ato të Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian, nëpërmjet mekanizmave të përcaktuara prej tyre. Ministria përgjegjëse për shëndetësinë adapton procedurat e përgatitura nga Instituti i Shëndetit Publik mbi zbatimin e shkëmbimit të informacionit, konsultimin dhe koordinimin.

Të dhënat personale

Një nen i rëndësishëm është dhe ai që trajton mënyrën e shkëmbimit të të dhënave personale. Të dhënat personale, të cilat janë të nevojshme për gjurmimin e kontakteve, i nevojiten Institutit të Shëndetit Publik, Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës Epidemike dhe autoriteteve të tjera kompetente të shëndetit publik, të cilat zbatojnë gjurmimin e kontakteve, dhe u transmetohen vetëm atyre apo autoriteteve përkatëse të vendeve të përfshira në gjurmimin e kontakteve, nëpërmjet sistemit përkatës. Mesazhet që përmbajnë të dhëna personale duhet që në mënyrë automatike, të fshihen pas 12 muajve nga data e postimit të tyre. Shkëmbimi i alarmeve përkatëse kryhet nëpërmjet sistemit përkatës të njoftimit të hershëm dhe të shpejtë./Mapo/

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para

Seks në… kabinën e bankomatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

22:55 | 10/02/2026
Goditje me urdhër politik –

Goditje me urdhër politik –

22:43 | 10/02/2026
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:31 | 10/02/2026
Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë –

Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë –

21:32 | 10/02/2026
Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat –

Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat –

21:04 | 10/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…
  • Goditje me urdhër politik –
  • Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
  • Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë –
  • Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat –
  • “U goditën protestues dhe deputetë”/ Berisha paralajmëron protestë më 20 shkurt: Mos na provokoni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…
  • Goditje me urdhër politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com