Lidhur me korrupsionin në Shqipëri, presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ka theksuar se ky fenomen është i përhapur dhe është jetike lufta ndaj tij.
“Korrupsioni është i shëmtuar në të gjitha aspektet, në gjyqësor, politikë, në administratën publike, që për fat të keq në Shqipëri ekziston. Korrupsioni për fat të keq ekziston në të gjitha vendet. Asnjë vend nuk e ka eliminuar tërësisht. Por në disa vende, si në Shqipëri, por ka edhe të tjerë në Europë, korrupsioni ka kapur nivele të mëdha në të gjitha sektorët, jo vetëm në gjyqësor. Pra duhet luftuar kundër korrupsionit në të gjitha nivelet”, tha Buquicchio.
Sipas Gianni Buquicchio, korrupsioni mund të rrënohet përmes reformës në sistemin e drejtësisë shqiptare.
Gjithashtu ai thekson nevojën e ecjes me hapa të shpejt të zbatimit të saj.