Patozi-partnerëve: Qeveria do ju urrejë, po zëvendësoni opozitën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi-partnerëve: Qeveria do ju urrejë, po zëvendësoni opozitën

18:56 | 18/10/2017
në Shqiperi
0

Pas përgjimeve të drogës, ka reaguar Astrit Patozi në një status në Facebook, ku shkruan se partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë po zëvendësojnë opozitën, ndërsa nuk duhet të çuditen nëse qeveria do fillojë që t’i urrejë.

Patozi me një letër imagjinare shkruan: “Ju faleminderit shumë që na i ruani, na i ndiqni dhe pastaj na i kapni kriminelët tanë! Po të ishte për ne do të bëhej droga dhe krimi kapicë, e nuk do të vinte njeri dorë, herë nga halli e herë nga malli, por kjo pak rëndësi ka”.
Postimi i Patozit

LETËR IMAGJINARE PARTNERËVE
(Frymëzuar nga zhvillimet e fundit politike në Shqipëri)

Ju faleminderit shumë që na i ruani, na i ndiqni dhe pastaj na i kapni kriminelët tanë! Po të ishte për ne do të bëhej droga dhe krimi kapicë, e nuk do të vinte njeri dorë, herë nga halli e herë nga malli, por kjo pak rëndësi ka.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ju faleminderit, gjithashtu, që na shkundni fort të gjithëve, atëherë kur malavita kërcënon të prishë çdo ekuilibër social dhe politik në këtë vend. Është çudi e madhe vërtetë se si këmbanat, që në fakt bien për ne, i dëgjoni gjithmonë ju të parët.

Ju faleminderit edhe që na nxirrni frikën, duke përmendur emra të banditëve tanë, që kanë nisur t’i trembin fëmijët edhe në bark të nënës. Po të ishte për ne, do të vinte shumë shpejt një ditë që t’i zgjidhnim ministra e lart, se deri tek deputetë dhe kryetarë bashkie i çuam.

Mos na e merrni për ters aq shumë, kur dikush prej nesh t’ju bëjë përgjegjës se përse nuk i arrestoni të gjithë trafikantët shqiptarë, por vetëm disa prej tyre. Merreni me sportivitet edhe nëse ju kërkojnë llogari se përse lirohen me procedurë apo nuk dënohen kurrë serial killera dhe bosë të mafias vendase nga drejtësia shqiptare.

Por mbi të gjitha kafshoni gjuhën, kur të shikoni se si tundin flamurin e luftës kundër krimit të organizuar personazhe të skeduar në raportet dhe interceptimet tuaja për implikime të shumëfishta në trafiqe dhe korrupsion. E, natyrisht, bën sikur nuk e dëgjoni kur dikush prej tyre t’ju quajë pa iu dridhur syri fare “guvernatorë”.

Sepse ju nuk duhet të ngatërroni kurrë të drejtat me detyrat tuaja, siç ka ndodhur deri më sot. Ju keni për detyrë të na mbroni dhe ruani nga të këqijat, por nuk keni të drejtë të na përziheni në punët tona kur vjen puna për të mirat.

Ndaj mos u çudisni kurrë që qeveria t’ju urrejë fort pse po i zëvendësoni opozitën, kurse opozita t’ju marrë inat për vdekje se përse nuk po ia rrëzoni asaj qeverinë. Sepse keni mbetur të vetmit që mbani përgjegjësi për këtë vend.

Etiketa: Astrit PatoziFacebook

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Përgjimet/ Basha: Rama peshku i madh,duhet të largohet

Përgjimet/ Basha: Rama peshku i madh,duhet të largohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

15:55 | 24/02/2026
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

15:27 | 24/02/2026
Dënohet 11 vjet burg kunati i Rezart Taçit –

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

15:11 | 24/02/2026
Dënohet 11 vjet burg kunati i Rezart Taçit –

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

15:09 | 24/02/2026
Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –

Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –

14:45 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –
  • Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –
  • Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –
  • Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –
  • Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com