Portirët shqiptarë kanë pritur dy penallti të argjentinasit Dybala. Përballë Ertrit Berishës dhe Strakoshës ylli juventin nuk ka mundur të gjejë rrjetën nga pika e 11 metërshit.
Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga trajneri juventin Allegri, i cili pas ndeshjes me Lazion është shprehur me humor: “Problemi i Dybala janë portierët shqiptarë”.
Futbollisti 23-vjeçar për kampionin italian deri më tani ka pasur 73 paraqitje dhe ka shënuar 40 gola.