Batutat dhe replikat kanë dominuar edhe senacën e sotme parlamentare.
Ish-Kryeministri Berisha deklaroi se është e lexueshme nga simptomat që ka Rama se ai ka konsumuar koakinë.
“Rama kruan kokën gjithë kohën që flet, ka një shkak, është kokaina. Ju njoh nga fytyra, shoh që e keni provuar edhe një pjesë e madhe prej jush”, tha Berisha.
Ndërsa Rama në fjalën e tij e krahasoi Bashën me Nard Nokën, duke e cilësuar këtë të fundit si filozof.
Por Ndoka nuk ka vonuiar të përgjigjet. “Rama nuk meriton replikë se është nën efektin e kokainës. Kush pi kokainë, kruhet dhe nxihet. Jepini ujë këtij njeriu se vetëm ai ia ul dozën e kokainës. Merrni shishet e ministrave, atyre që nuk janë përdorues megjithese dhe ata janë shumica”, ka deklaruar Ndoka.