Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një person pasi është kapur në flagrancë duke dhunuar punonjësen e tij, ndërsa ka kundërshtuar edhe efektivët e policisë.
Në pranga është vënë shtetasi Ervin Murati, 28 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” në Fier.
Arrestimi i tij erdhi pasi 28 vjeçari është kapur nga patrulla e policisë duke dhunuar (rrahur) në rrugë shtetasen N.Sh, 35 vjeçe, e punësuar në lokalin e tij në rrugën “Ramiz Aranitasi”, Fier.
Gjatë ndërhyrjes nga punonjësit e policisë për të parandaluar dhunën ndaj punonjëses së tij, Ervin Murati i ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.