Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për shkak të ligjit për mbrojtjen e kafshëve.
Noka e quan këtë cinizëm pa kufij, duke shtuar se ai që së bashku me ustain e tij ushqeu krimin duke çuar për dhjam qeni qindra jetë shqiptarësh dhe që e ktheu Shqipërinë në kasaphanë njerëzore sot po inicion një ligj të tillë.
“Eh ku ka perfunduar ky vend….Ai qe se bashku me ustain e tij ushqeu krimin duke çuar per dhjam qeni qindra jete shqiptaresh dhe qe e ktheu Shqiperine ne kasaphane njerezore sot po na inicion ligj per mbrojtjen e kafsheve… Cinizem pa kufij…”, shkruan Noka.