Policia italiane ka arrestuar 7 persona, mes tyre edhe një shqiptar, pasi u kapën më një sasi kokaine dhe heroine. Bëhet me dije se policia ka sekuestruar 20 mijë euro chash, 800 gram heroinë dhe 600 kokainë.
SI I KISHIN NDARË DETYRAT NË GRUP
Secili prej anëtarëve të grupit kishte rolin e tij në trafikun e drogës. Kështu, dy tunizianët, Jamel Chebbi dhe Walim Khmili, importonin drogë me shumicë dhe më pas e transferonin në apartamentet e Francesco Toniato dhe Arianna Vavalle-s.
‘Corriere’ shkruan se në hyrje të dy godinave prisnin Lofti Chebbi dhe Alaa Lassaoued, të cilët mbanin marrëveshjen me blerësit me pakicë dhe paralajmëruan liderët për çdo lëvizje të dyshuar në zonë. Sakaq, aktiviteti kriminal i këtij grupi shkonte në 60,000 euro në muaj.