Igli Tare, ish-sulmuesi kuqezi dhe aktualisht një nga drejtuesit sportiv më të njohur në Itali, është i të njëjtit mendim me lojtarët sa i përket përfundimit të këtyre eliminatoreve dhe kësaj faze ambientimi të Christian Panuccit me përfaqësuesen shqiptare.
“I duhet dhënë kohë trajnerit se ne e kemi zakon tashmë t’i vëmë nën presion. Ai është duke bërë një punë të mirë me ekipin, por sigurisht ka nevojë për më shumë kohë”, u shpreh drejtor sportiv i Lazio-s, Igli Tare.
Tare njihet dhe si një njohës shumë i mirë i lojtarëve, gjë që cilën ai e ka të vështirë ta bëjë tek skuadra jonë.
“Çdo periudhë ka pasur mënyrën e vetë të lojës, nuk mund të gjykojë njeri, e rëndësishme është në këto momente që të them se Shqipëria është një skuadër me identitet”, theksoi Tare.
/tch/