Trajneri i ekipit Kombëtar, Christian Panucci, doli në konferencën zyrtare për shtyp një ditë para ndeshjes me Italinë. Mugesa e Mërgim Mavrajat, Burim Kukelit, Sokol Cikalleshit, Odise Roshit apo e Strakoshës, ishin deçisive në ndeshjen ndaj Spanjës. Sipas trajnerit, këta lojtarë influencojnë shumë pasi janë me rëndësi në formacionin bazë.
“Mavraj, Kukeli, Cikalleshi, Roshi, Abrashi, Strakosha, sigurisht që influencojnë tek ne, pasi janë lojtarë me rëndësi në formacionin bazë. Dua të them që edhe ne bëm një ndeshje shumë të mirë”, tha Panucci.
Por nuk mungoi as nervozizmi, kur gazetarët e pyetën teknikun italian, për tre golat, që spanja i shënoi ekipit kuqezi në pjesën e parë.
“Çfarë Shqipërie ishte me Spanjën?! Kur luajti me Spanjën këtu në Shqipëri sa herë goditi portën?! E dini cila është skuadra që ka gjuajtur më shumë në portën e Spanjës?! 14 herë dhe 7 raste, vetëm se e bënë mbrojtjen treshe dhe u mbrojtën. Sa skuadra kanë luajtur mirë me Spanjën?! Aasnjë!”– u shpreh Christian Panucci.
Por tashmë Spanja i përket të shkuarës, Italia ka mbrritur në Shkodër dhe trajneri i ekipit Kombëtar ka nisur të mendojë për sfidën ndaj azurrve.
“Jam italian, por jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Nesër do jem në fushë me djemtë e mi. Nesër ajo që do më bëjë shumë të lumtur do ishte që djemtë t`ia dilnin. Jam i bindur që vlejnë më shumë se sa mendojnë, por mbi të gjithë të bëjnë atë që bëjnë çdo ditë. Jam i bindur se do t`ia dalim. Pres një itali të nevrikosur sepse po merr shumë kritika. Dhe nuk duhet ti zë besë italisë. Do vij këtu për të bërë një ndeshje shumë serioze. Por ne duam që nesër të kënaqemi me një rezultat të mirë.”-theksoi Christian Panucci.
/telesport