Të dashur të rinj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dashur të rinj

15:05 | 09/10/2017
në Uncategorized
0

Të mendojmë më gjatë! Ty, që vetëm telefoni të kushton sa dy rroga të prindërve të tu, apo ti që çdo mëngjes zemërohesh se nuk t’u plotësua teka, a ke menduar ndonjëherë duart e çara të babait tënd, teksa rropatet në kantiere ndërtimi?

Nga Samet Zagradi

Duhet të kuptojmë që kafenetë nuk mund të jenë justifikim së po bëjmë diçka. Nuk duhet të pajtohemi me realitetin se këtu nuk jetohet apo se vetëm “toka e premtuar” mund të na nxjerrë nga situata.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Tymosja nuk sjell zgjidhje, madje as alkooli apo lëndët e ndaluara nuk do të na shpëtojnë. Modelet që ne ndjekim nuk duhet të ndiqen. Mjaft mallkuam pedagogët. Ne nuk mësojmë, nuk punojmë, nuk përpiqemi. Ne përtojmë e më pas ushqejmë vrullshëm korrupsionin, pastaj ankohemi. Bëhemi gënjeshtarë, shfrytëzues dhë lypës të fatit të një provimi, të cilin e blejmë njësoj si qimet e kokës.

Askush nuk mundet të të mohojë atë që ti meriton. Askush nuk ka shans të përfitojë mbi djersën tonë, në qoftë se ajo djersë është derdhur me punë dhe përkushtim.

Të dashur të rinj, e di, ne pëlqejmë të jetojmë mirë. Pëlqejmë lukset, makinat, festat, teknologjinë e fundit, por harrojmë detaje që në të vërtetë s’duhet të harrohen.

Të mendojmë më gjatë! Ty, që vetëm telefoni të kushton sa dy rroga të prindërve të tu, apo ti që çdo mëngjes zemërohesh se nuk t’u plotësua teka, a ke menduar ndonjëherë duart e çara të babait tënd, teksa rropatet në kantiere ndërtimi?

Apo ti e dashur mendon ndonjëherë për nënën që punon dy turne që ti të mbarosh universitetin, të bëhesh dikush në jetë dhe të mos kesh fatin e saj? E, ti ndërkohë, çfarë bën? Lë orët e mësimit për kafe, netët e studimeve për party apo ato pak para të qirasë duhet t’i marrë pedagogu? Të duket vendim i drejtë ky? Jo!

Jemi gabim kështu të dashur të rinj! E ardhmja jonë varet vetëm nga ne. Duhet të besojmë fort në ëndrrat dhe në vlerat tona. Ne kemi shumë dhe për këtë duhet të jemi të bindur. Duhet të lëvizim, të punojmë pa pushim pa llogaritur kurrë lodhjen. Atë nuk duhet ta njohim. Suksesi që vjen pa vuajte nuk është sukses, është vetëm një fasadë e lyer më burokraci që koha shumë shpejt do ta zbehë.

Koha është mjaft e vyer. Ajo ikën shpejt duke të hequr mundësinë të reagosh pas pendimit. Ne nxitojmë të rritemi, nxitojmë të pasurohemi dhe harrojmë të shijojmë pjesën më të bukur të jetës, fëmijërinë! Kur rritemi kuptojmë që kemi humbur shumë.

Duhet të kuptojmë që arma nuk të bën të fortë dhe droga nuk të bën të të pasur. As prostitucioni, të dashura goca, nuk mund të jetë biznes. Është kaq e trishtë, i ulët…

Të dashur të rinj, duhet të kuptojmë që nuk është turp të dashurojmë, të dashurohemi. Turp është të flakësh tutje ndjenjën, respektin për arsye instikti apo interesi. Duhet të përpiqemi fort të jemi pjesë e një shoqërie të shëndoshë, e një familje me baza të gjalla morale dhe të bëjmë të pamundurën që të jetojmë me nder. Të punosh nuk është turp. As të jesh i varfër nuk është ulje. Turpi qëndron në mendjen tonë. Në mënyrën se si ne i perceprojmë gjërat dhe në mënyrën se si ne ëndërrojmë jetën tonë. Është shumë e rëndësishme mënyra se si ne e ndërtojmë jetën tonë dhe sesi ne ecim përpara…

Etiketa: pendimiprostitucioniSamet ZagradiTë dashur të rinjtoka e premtuarTurp

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Gjermania nxjerr shifrën, sa refugjatë do pranohen

Gjermania nxjerr shifrën, sa refugjatë do pranohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com