Nga Ismail Kadare
“Më pyeti një herë një dervish në Izmir: cilën do më shumë ti, familjen apo Shqipërinë”, tha Artileristi Avdo Babaramo.
“Shqipërinë, ore t’u mbylltë dera”, i thashë. “S’do mend që dua Shqipërinë. Familjen e bën menjëherë. Ja, dole një natë nga kafeneja, gjete një femër tek qoshe e rrugës, e more ne hotel dhe ja e bëre fëmijën e familjen bashkë. Po Shqipërinë, e bën dot Shqipërinë brenda një nate, pasi ke dalë nga kafeneja? Ja më thuaj ti, e bën dot? S’e bën Shqipërinë, jo me një natë, por me një mijë e një netë ashkë, s’e bën dot.”