Njëherë e një kohë: Kur zengjinët shqiptarë investonin për biblioteka dhe jo vila e resorte – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njëherë e një kohë: Kur zengjinët shqiptarë investonin për biblioteka dhe jo vila e resorte

18:36 | 05/10/2017
në Uncategorized
0

“Bota është e zhvilluar, ka mjete të tjera të komunikimit masiv, informacioni, internet, por unë do të thoja dhe nuk është vetëm mendimi im, se asgjë nuk do të zëvendësoj librin, absolutisht është i pazëvendësueshëm. Atë që e merr nëpërmjet librit, nuk e merr nga asgjë tjetër.” Fatos Kongoli

Në fillim të shekullit XX Elbasani kishte një etje aq të madhe për kulturë, sa intelektualët vendas u angazhuan për krijimin e bibliotekës dhe muzeut të qytetit. Përgjegjës për themelimin e tij u emëruar Lef Nosi dhe Filip Papajani, ndërsa sa i përket bibliotekës së qarkut u vendosën përgjegjës Ahmet Dakli dhe Shefqet Daiu.

Në pothuajse të gjitha numrat e Kopshtit Letrar në rubrikën “Lajme e Zadhanie” është lajmërimi ku “qarku letrar i lutet zotërinjve dhe autorëve të cilët kanë dëshirë për të falur libra për bibliotekën t’i dërgojnë tek kujdestarët e bibliotikës, z. Ahmet Dakli dhe Shefqet Daiu”. Thanas Floqi ka qenë një tjetër patriot që është angazhuar për mbledhjen e librave.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në artikullin “Vullnet e qendresë në punë”, duke folur për punët që duhet të bëjë bashkia e kohës së viteve 1923, shkruhet: “Besojmë se nuk do të ishte keq të organizonte Bashkia e këtushme një Theatër Kombëtar, nji Biblitokekë Popullore të vogël e nji muze sido-ludo”.

Në të njëjtën kohë është bërë një propagandë e madhe për librin.

Foti Papajani, i njohur si fotografi i parë i qytetit, por edhe një mësues, do të shkruante: “Libri ka vlera edukuese dhe se është një influencë e madhe ndikimi i shkrimtarëve të mëdhenj”.

Dihet që një pjesë e madhe e bibliotekës së Lef Nosit ka pasuruar bibliotekën e Elbasanit.

Historia e ndërtimit të bibliotekës

Qemal Baholli
Qemal Baholli

Biblioteka e Elbasanit ka një histori të veçantë pasi godina dhe një pjesë e fondit të librave janë dhuratë. Që në ndërtimin e saj, familja Baholli dhuroi tokën dhe ndërtoi godinën, madje bleu edhe një sasi librash duke zbatuar amanetin e Nazif Bahollit, i cili pas vdekjes së djalit në moshë të re vendosi t’ia dedikojë atij bibliotekën. Një pjesë e madhe e librave të tjerë të këtij fondi u dhurua nga patriotët, gjuhëtarët, Klubet dhe Shoqëritë në vitet 30-të.

12829184_812992192162497_6668750742927193054_o

Godina e vjetër vitet e fundit u rikonstruktua totalisht, madje duke shtuar edhe një pjesë anësore në shërbim të zgjerimit të ambienteve.

1926083_812992385495811_3453956524117795032_o

Godina është me dy kate, në njërin kat fondi ndërsa në katin tjetër janë lexuesit dhe sallat e veçanta. Teksa hyn shikon se lexuesit aty nuk mungojnë, megjithëse një pjesë e madhe janë të moshuar që duan të shfletojnë shtypin e ditës. Në një pjesë janë studentë që përgatisin diplomën, bëjnë detyra apo i duhet të shfletojnë vëllime që nuk gjenden thjesht.

salla-e-leximit

Biblioteka e Elbasanit ka një fond prej 200.000 mijë librash nga këto rreth 160.000 janë botime në shqip, 20.000 në gjuhë të huaj dhe 12.000 koleksione të periodikut.

Një ndër dhuratat e mëdha për bibliotekën e Elbasanit ka qenë edhe një pjesë e madhe e fondit të Mahir Domit në vitin 2003. Kjo dhuratë i erdhi bibliotekës nga familja pas vdekjes së profesorit të mirënjohur që kishte shprehur dëshirën që librat t’i dhuroheshin Elbasanit.

fondi-1

Katalogët dhe klasifikimi

Baza e klasifikimit është ajo e klasifikimit dhjetor universal i përdorur që nga viti 1968. Katalogët janë:

1- Katalogu i alfabetit për autorin

2- Katalog sistematik sipas KDU

3- Katalog topografik

4- Katalog kronologjik

5- Katalog gjeografik

Biblioteka ka karakter shkencor dhe publik. Ajo është qendër e depozitimit dhe e ruajtjes së botimeve shqip, qendër bibliografike kryesore për komunitetin, qendër studimi, edukimi dhe trajnimi për komunitetin, qendër e shërbimit të albano-ballkanologjisë, qendër katagolizimi etj.

foto-nga-fondi

Sasia në volume dhe koleksione

1-Arkivi i fondit të Albanologjisë 4556 tituj

2-Arkivi i periodikut shqip të paraclirimit 895 koleksione

3-Arkivi i periodikut shqip pas clirimit 3754 koleksione

4-Fondi i librit shqip 133001 volume

6- Fondi i librit për fëmijë 27000 volume

7- Fondi i librit të huajj 22.330 volume

8- Arkivi i periodikut të huaj 1.606 koleksione

9- Dhurata 109 libra nnë shqip, 2487 libra në frëngjisht dhe 1030 libra në gjuhën angleze.

fondi-i-albanologjise

Botime të vjetra të bibliotekës

Biblioteka publike “Qemal Baholli” në Elbasan shquhet për librat e rrallë që zotëron. Librat marrin vlerë për nga koha e botimit, autorët dhe temat që trajtojnë.

Ndër librat e vjetër përmenden ato në turqisht dhe arabisht botuar në shekujt XVI-XVII.

Biblioteka zotëron botime të vjetra fetare, dorëshkrime të rilindasve, gramatikën dhe abetaren e  Kristoforidhit, botime të  Fishtës, Xhuvanit,  etj.

/Tesheshi/

Etiketa: bibliotekeresorteshqiptareVilazengjinë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Iu deshën 15 vjet mendime, Ajnshtajn mbetej pa mend kur e pyesnin: A mund ta shpjegoni shkurt teorinë tuaj të relativitetit?

Iu deshën 15 vjet mendime, Ajnshtajn mbetej pa mend kur e pyesnin: A mund ta shpjegoni shkurt teorinë tuaj të relativitetit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com