Policia Italiane ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, pasi ishte në kërkim nga policia gjermane si anëtar i një bande e cila kishte kryer një sërë grabitje banesash në Gjermani.
Falë bashkëpunimit investigativ mes policisë gjermane e italiane, u bë e mundur kapja e Hasanajt.
23 vjeçari shqiptar jetonte prej pak kohësh në Raguza e në momentin e arrestimit nuk bëri asnjë rezistencë ndaj urdhërit të karabinierëve.
Momentalisht ndodhet në burg në pritje të gjykimit.