Kancelarja gjermane, Angela Merkel edhe avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney janë përmendente për të fituar çmimin Nobel për paqen.
Merkel është lëvduar shumë për politikën e dyerve të hapura për emigrantët, në kohën kur Evropa përballej me një fluks prej qindra e mijëra refugjatëve, pjesa më e madhe e të cilëve largoheshin nga konfliktet në Lindjen e mesme.
Clooney është një nga pretendentët për 2017-ën, një reflektim ky për punën e saj me minoritetin e persekutuar Jazid, në Lindjen e mesme.
Të tjerë fitues të mundshëm, përmenden presidenti i Sri Lankës, Unioni Amerikan për Liritë Civile, ekipi i negociatorëve pas marrëveshjes bërthamore me Iranin, Papa Francesku, Eduard Snouden etj. Çmimi Nobel për paqen do të shpallet në Oslo të premten, më 6 tetor.