Nga sot, Xhani De Biazi do të startojë punën për të përgatitur Deportivo Alavesh në rrugëtimin për të realizuar objektivat sezonalë. Spanjollja “Marca” ka renditur pesë prej sfidave më të rëndësishme me të cilat do të përballet ish-trajneri i Shqipërisë në skuadrën e tij të re.
“E para është që ekipi të dijë të shënojë gola, pasi u desh të luheshin gjashtë javë për një të tillë kundër Realit. Së dyti, të konsolidojë repartin e mbrojtjes. Së treti, të saktësojë një formacion të qëndrueshëm. Së katërti, të rikthejë besimin në vetvete te lojtarët. Së pesti, trajneri duhet të ribashkojë ekipin me tifozët, të cilët kanë qenë të shumtë në ndjekje në këto 6 javë të para”, ka shkruar “Marca”.
De Biazi ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.
/panorama sport