Në një reagim në facebook, nënkryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Elisa Spiropali kritikoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për takimin me përfaqësuesit e Partisë Kristian Demokrate Holandeze, CDA.
Spiropali ka kërkuar shpjegime nga kryedemokrati për mënyrën e komunikimit me të huajt kundër vendit të tij dhe ziftin e derdhur pas disfatës së marrë në zgjedhjet parlamentare.
E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e deputeti Ervin Salianji, i cili thotë se milionat e vjedhura në doganë e kanë bërë Elisën me çanta luksoze, por nuk i blejnë dot mend.
“Elisa është e shqetësuar se një fondacion hollandez i CDA, që ka kontribuar shumë për demokracinë shqiptare, mos merr vesh se sa ka vjedhur Elisa me shokë, se pastaj marrin inat Shqipërinë.”, ka shkruar Salianji.