Hë taniiii!!! Vendos! (beqarëve) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hë taniiii!!! Vendos! (beqarëve)

10:27 | 24/09/2017
në Uncategorized
0

Nga Iva Tiço

“Hë tani, ç‘pret? Pse nuk vendos?”, është fjalia që dëgjon më shumë nëse je e pamartuar. Mund të jesh njëzetepak dhe tridhjetëeshumë. Pyetja është “Hë, ç‘pret më?”.

Mund të jesh e bukura e dheut por mund të jesh dhe në pikë të hallit nga pamja e jashtme e të mos të të interesojë fare ajo dhe të tjerët sërish: “Jepi, ça pret? Nuk i sheh shoqet e tua?”.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Mund të jesh ende në derën e prindërve, që mezi të japin atë dymijëlekëshin për të pirë makiaton me qumësht të ftohtë, por mund të jesh dhe me gjithë të mirat, me shtëpinë tënde në qendër të Tiranës, prapë do dëgjosh vetëm një fjali: “Hë tani, gjeje dhe ti një burrë. Nuk rrihet vetëm”.

E thonë të gjithë. E thotë mbi të gjitha fisi. Në çdo festë të Vitit të Ri, ditëlindje, Bajram, Pashkë dhe ditë hashureje. E thonë në dimër dhe në behar, kur janë në qejf dhe kur janë duke qarë: “Hajde tani, në dasmën tënde!”.

Nuk ke ç‘bën. Shtrëngon dhëmbët dhe buzëqesh me zor. Mos bëj gabim të rrish e të sqarohesh se nuk ka mbetur puna të vendosësh ti, se duhet të vendosë ai tjetri më parë, që as që e ka ndonjë mendje të tillë…

E imagjonon dot sikur ta thoshe??? Larg qoftë! Do nisnin një fjalim, që niste me fraza të tilla: “E pse, ç’je ti, që s’të merrka ai? E ç‘i duket atij vetja?”.

Për të përfunduar më keq akoma në orë të tëra morali: “Po kur të gjen ty ai, i lumtë!”. Ose edhe drama të tipit: “Po ç‘paskemi bërë në këtë jetë që të na turpërosh ti në këtë mënyrë!?”.

Ndaj mos nxirr nga goja të tilla justifikime. As me shaka, autoironi apo autosarkazëm. Pjesëtarët e fisit nuk e njohin këtë gjuhë. Thjesht buzëqesh me mirësjellje. Idealja është të thuash thjesht një “faleminderit” dhe kështu edhe quhesh gocë e mirë edhe siguron që të të lënë rehat deri në rastin tjetër, kur një tjetër sebep do t’i bëjë t’u dalë sërish nga zemra ajo fjalia “në dasëm”.

Pak më keq e ke me gjyshet. Ato nuk dorëzohen edhe para buzëqeshjes më të pafajshme. Nuk dorëzohen madje edhe nëse në vend të asaj “faleminderit!” të thatë ti të thoje një “rrofsh!” me gjithë shpirt. Sido që t’u përgjigjesh, ato do mbajnë një fjalim të gjatë, me nota dramatike, se si duan të rrojnë dhe pak, sa të të shohin ty nuse dhe pastaj mund të vdesin rehat…

Ndërkohë, që të mos ndihesh kriminelja që nuk po i jep as kaq pak gëzim asaj gjysheje në ditët e saj të fundit, duhet të kujtosh se si të njëjtën gjë ia thoshte dhe vajzës së xhaxhait nja pesëmbëdhjetë vjet më parë dhe të jesh e bindur që nëse ti do ia bësh qejfin dhe do vishesh nuse, gjëja tjetër që ajo do kërkojë është të shohë nuse edhe stërmbesën…

Nejse, jetë të gjatë gjysheve, edhe pse ndonjëherë ta nxijnë! Siç i ndodhi një shoqes sime, që në një nga ato momentet kur i kishte ardhur në majë të hundës me një lidhje dhjetëvjeçare të tipit as-të-mban-as-të-lëshon e që ia dinte gjithë fisi, dëgjonte nëpër shtëpi fjalimin e gjyshes, që i thoshte: “Çupë, do të të marrë ai ty, apo mbahu Muço me gajret?!”.

Janë pastaj dhe ajo pjesa tjetër e njerëzve, që të shohin si personazh negativ, vetëm se nuk je martuar, kurse fëmijët e tyre si personazhe pozitive, shembujt e të cilëve t’i përplasin në fytyrë që ti të bësh kthesë.

Këtyre ti do doje shumë, po shumë ama, t’u përplasje në fytyrë ca histori që kë dëgjuar për dhëndrin e vajzës apo thjesht t’u thoje që fati i vajzës së saj, që është mbyllur në shtëpi prej dhjetë vjetësh dhe ngjarjen më të shënuar në jetë, të denjë për ta pasqyruar në Facebook ka daljen në fotografi në hyrje të asaj qendrës tregtare me statuja mermeri, ty ta bën mishin kokërr…

Por, e qep. Sepse e para, ajo që ke përballë nuk do besonte që jeta jote dhe gjithë të mirat që ke arritur e të bëjnë krenare është vërtet e bukur dhe sepse, e dyta, dhe më e rëndësishmja, është se ajo menjëherë do të të kërkonte t’i gjeje një punë të mirë vajzës… Duke i ndërruar kështu rolet në sekondë e duke të kthyer në personazh pozitiv.

Nuk ia vlen pra t’i thuash asgjë kësaj tipeje. As asaj tjetrës që të thotë “Hajt me një fat të mirë dhe ty, se nuk i dihet”, nuk ia vlen t’i thuash: vërtet nuk i dihet! Nuk ka mbetur laraskë pa bisht, se ja, kur gjete burrë edhe ti, çdo gjë mund të ndodhë.

Nuk ia vlen, në fakt, të merresh fare. Në fund të fundit, ti u jep të gjithëve një argument për të bërë ca muhabet. Se me çfarë do merreshin ata nëse nuk do kishin në mes një beqare? Me borxhin publik apo me vrimën e ozonit? E shikon pra, që ti ua bën të larmishme bisedat?

Ndaj hë tani, ç‘pret? Pse nuk vendos? Vendos shpejt e shpejt, që pastaj ata të nxjerrin atë pyetjen tjetër që e kanë në majë të gjuhës: po një bebe kur do e bëni?

/Tiranapost/

Etiketa: beqarefisigjysheiva tico

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Londër/ Sulm me acid në një qendër tregtare, 6 të plagosur

Londër/ Sulm me acid në një qendër tregtare, 6 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com