Pas Elbasanit, gjatë paradites së sotme, aksioni nga policia e shtetit për goditjen e elementëve kriminal dhe bllokimin e mjeteve luksoze të ardhura nga krimi, është shtrirë dhe në qytetin e Vlorës.
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, duke folur dje nga Elbasani, tha se “e kemi ndërmarrë këtë operacion, i cili nuk do të jetë vetëm në qytetin e Elbasanit, por në të gjitha qytetet”.
Në aksionin e policisë së Vlorës, janë përfshirë efektivët e këtij qyteti të mbështetur nga forcat RENEA dhe ato të FNSH.
Gjithashtu ky operacion zhvillohet edhe në kuadër të planit “Vjeshtë 2017”, për identifikimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve, automjeteve dhe pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale.