9 të arrestuar pas tërmetit në Durrës, arratisen 8 të tjerë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

9 të arrestuar pas tërmetit në Durrës, arratisen 8 të tjerë

20:00 | 14/12/2019
në Kryesore
0

Hetimet pas shembjeve të pallateve në Durrës kanë çuar në pranga 9 persona dhe 8 të tjerë janë në kërkim, pasi janë larguar nga Shqipëria.

Kreu i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu në një konferencë për mediat, u shpreh se Prokuroria e Rrethtit Gjyqësor Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, lëshoi 17 urdhra ndalimi, nga të cilat, 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë.

Deklarata e Policisë së Durrësit:  

Read more

Koha për një luftë reale kundër korrupsionit –

dy goditje për rikthimin në Champions –

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë, –

Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

Krahas angazhimit dhe veprimeve të kryera në këto operacione dhe masave për ruajtjen e rendit dhe pronës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, me specialistë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në përbërje të tyre edhe specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë, nën drejtimin e prokurorive përkatëse, me objekt ‘Kryerjen e veprimeve, dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti’, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

•Në këtë kuadër, grupet e punës kanë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale në të gjitha objektet duke filluar me:

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve të firmave që kanë ndërtuar objektet, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve nga bashkia respektive, lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit, projektin, supervizimin, zbatimin, si dhe lejen e shfrytëzimit.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në hipotekën respektive.

• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në institucionet e tjera.

• Si dhe në kryerjen e detyrave të tjera që do diktojë situatë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

• Në zbatim të këtyre detyrave, grupet hetimore kanë punuar me përkushtim e profesionalizëm, duke grumbulluar çdo provë që do i shërbejë hetimit.

Pas një pune intensive dyjavore, në përfundim të fazës së parë të punës, në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i punës, Prokuroria e Rrethtit Gjyqësor Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, lëshoi 17 urdhra ndalimi, nga të cilat, 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Për këto arsye, mbështetur në provat e administruara në këtë procedim penal     është bërë       ndalimi i këtyre shtetasve:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga ‘Shoqëria Bashkimi’, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga ‘Shoqëria Bashkimi’, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale ‘Vrasja me dashje’.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin ‘Hotel Mira Mare’, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit ‘Hotel Tropikal’, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Vrasja në rrethana të tjera            cilësuese’.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga ‘Shoqëria Bashkimi’, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.

Grupi i posaçëm, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësive për personat përgjegjës, për çdo rast që është evidentuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Ndërkohë, vijon puna e pandërprerë në terren për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi, por për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre. Theksojmë faktin se disa prej personave, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi janë larguar jashtë shtetit menjëherë pasi ra tërmeti.

Etiketa: 9 te arrestuarDurrësKreu i Policisë së DurrësitLorenc Shehutërmeti

Të Lidhura

Koha për një luftë reale kundër korrupsionit –

Koha për një luftë reale kundër korrupsionit –

nga 27
19:38 | 20/03/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku, po...

dy goditje për rikthimin në Champions –

dy goditje për rikthimin në Champions –

nga 27
19:30 | 20/03/2026
0

Milani ka nisur të skicojë lëvizjet për merkaton e verës, me objektivin e qartë për të ndërtuar një skuadër më...

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë, –

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë, –

nga 27
19:00 | 20/03/2026
0

Dy kusherinjtë Niko dhe Afrim Sina janë ekstraduar këtë të premte nga Shqipëria drejt Italisë. Këta shtetas ishin shpallur në...

Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

nga 27
18:44 | 20/03/2026
0

Dy shqiptarë, 27 dhe 38 vjeç, me banim në Parabiago, u arrestuan nga oficerët e karabinierëve të degës Legnano, pas...

Para
Gdhihet me Librin e Shenjtë. A është konvertuar Edi Rama?

Gdhihet me Librin e Shenjtë. A është konvertuar Edi Rama?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Koha për një luftë reale kundër korrupsionit –

Koha për një luftë reale kundër korrupsionit –

19:38 | 20/03/2026
dy goditje për rikthimin në Champions –

dy goditje për rikthimin në Champions –

19:30 | 20/03/2026
Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë, –

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë, –

19:00 | 20/03/2026
Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

18:44 | 20/03/2026
Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë –

Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë –

18:30 | 20/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Koha për një luftë reale kundër korrupsionit –
  • dy goditje për rikthimin në Champions –
  • Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë, –
  • Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë
  • Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë –
  • Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Koha për një luftë reale kundër korrupsionit –
  • dy goditje për rikthimin në Champions –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com