9 orë debat në Kuvend, shtyhet sërish Demarkacioni në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

9 orë debat në Kuvend, shtyhet sërish Demarkacioni në Kosovë

10:07 | 21/03/2018
në Shqiperi
0

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Rreth nëntë orë debate e polemika në Kuvendin e Kosovës nuk janë përmbyllur me procedurën e votimit të Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Seanca është shtyrë të vazhdohet sot, kur me gjasë do të iniciohet edhe procedura e votimit, ndonëse sipas koalicionit qeverisës, votimi do të ndodhë vetëm nëse paraprakisht sigurohen votat për ratifikim.

Polemikat janë zhvilluar kryesisht ndërmjet deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, si kundërshtuese e marrëveshjes në njërën anë, dhe pjesës tjetër të Kuvendit që e mbështetë marrëveshjen, në anën tjetër.

Por, pavarësisht faktit që partitë e koalicionit qeverisës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u deklaruan në mbështetje të marrëveshjes, ishte mjaftë e qartë se Kuvendi nuk i kishte 80 votat e nevojshme për ratifikim. Andaj, edhe votimi për ratifikimin e demarkacionit u shty për sot.

Në mbështetje të marrëveshjes, besohej se ishin jo më shumë se 78 deputetë, ndërkaq mungonin edhe të paktën dy vota. Njëra votë, sipas pritjeve të spektrit që mbështetë marrëveshjen eventualisht mund të shtohet sot, kur deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi pritet të kthehet, ngaqë ai mungoi të martën me arsyetimin se kishte probleme shëndetësore. Kurse vota tjetër, ka të bëj me deputetin e komunitetit goran, nga Lista Serbe, Adem Hoxha i cili të martën nuk ishte i pranishëm në seancë.

Prania e këtyre dy deputetëve në vazhdimin e seancës dhe vota e tyre pro-demarkacionit, shihet si esenciale për kalimin e marrëveshjes.

Gjatë debatit parlamentar, arsyetimin për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje e ka bërë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai tha se Kosova ka kaluar një fazë jo të lehtë, por pas shumë përpjekjesh, bisedash e negociatash, më në fund është arritur një version i pranueshëm për të gjitha palët.

Si të tillë, ai ftoi deputetët që të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes.

“Vota për këtë ligj është votë për shtetin, për perspektivën euro-atlantike dhe lirinë e lëvizjes”, theksoi Haradinaj.

Ai tha se i siguron të gjithë se me ratifikimin e demarkacionit, nuk cenohet integriteti i Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se LDK e mbështet këtë marrëveshje. Ai rikujtoi se kjo çështja ka mund të zgjidhet qysh para dy vjet e gjysmë dhe se është zvarritur pa ndonjë arsye.

Ai ka ftuar edhe partinë tjetër opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje që ta përkrahë marrëveshjen. Po ashtu, Hoti e ka rikujtuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj për kundërshtimin e ashpër që dikur i bënte kësaj marrëveshjeje. Andaj, Hoti tha se pas ratifikimit të Demarkacionit, kryeministri Haradinaj do të duhej të jepte dorëheqje.

Mbështetje ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacion i ka dhënë edhe Partia Demokratike e Kosovës përmes deputetit, Memli Krasniqi.

“Gati tre vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes, ne sot jemi mbledhur për t’i dhënë drejtim, unë besoj për ratifikimin e saj dhe për t’i çliruar edhe qytetarët nga kjo temë, e cila është shndërruar në traumë kolektive”, tha Krasniqi.

Me qëndrime krejtësisht ndryshe është paraqitur Lëvizja Vetëvendosje. Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se në sallë janë sjell edhe nënshkrimet e peticionit të qytetarëve të Kosovës kundër Demarkacionit, peticion të cilin e kishte mbështetur edhe vetë kryeministri Haradinaj, kur ishte në opozitë.

Deputetët e Vetëvendosjes më pas i vendosën kutitë me peticionin e nënshkruar afër vendit ku Haradinaj qëndronte ulur në sallën e Kuvendit.

Deputetët e Vetëvendosjes vendosën kutitë me nënshkrime të peticionit kundër Demarkacionit. Prishtinë, 20 mars, 2018
Deputetët e Vetëvendosjes vendosën kutitë me nënshkrime të peticionit kundër Demarkacionit. Prishtinë, 20 mars, 2018

Konjufca tha se Vetëvendosje e ka të qartë qëndrimin e saj, është kundër kësaj marrëveshjeje dhe do të votojë kundër ratifikimit të saj.

Pavarësisht faktit që seanca tashmë është caktuar të mbahet sot, nga ora 16, dilemat mbesin ende nëse janë siguruar 80 votat e nevojshme për ratifikim.

Në këtë seancë, si të pavarur janë paraqitur deputetët nga Grupi i Pavarur, i formuar si fraksion i dalë nga Vetëvendosje. Deputeti Visar Ymeri nga ky grup tha se marrëveshja mbetet e papranueshme dhe si e tillë edhe e dëmshme dhe e gabuar. Andaj, edhe fraksioni i dalë nga Vetëvendosje rikonfirmoi votën kundër kësaj marrëveshjeje.

Ndërkohë, mbështetje ratifikimit të kësaj marrëveshjeje i kanë dhënë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma Socialdemokratike dhe Grupi 6 plus që përfaqëson komunitetet joserbe.
Ndërkaq, deputetët nga Lista Serbe nuk janë paraqitur fare në seancë.

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, është vënë si kusht i pashmangshëm për Kosovën nga Komisioni Evropian për heqjen e regjimit të vizave.

Aktualisht, kjo marrëveshje po mbështetet nga partitë në pushtet, si Partia Demokratike e Kosvës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokratike, Aleanca Kosova e Re, si dhe partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, pavarësisht këtij fakti, brenda këtyre subjekteve politike ka deputetë që po e mbajnë në dilema dhe pikëpyetje votën e tyre për apo kundër Demarkacionit, me çka po e mbajnë të komplikuar edhe gjithë procesin e ratifikimit të marrëveshjes.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe më herët gjatë ditës i ka ftuar deputetët që të votojnë, në mënyrë që me votën e tyre të shmangin izolimin e qytetarëve të Kosovës, si të vetmit në rajon pa liberalizmin e vizave.

  • https://www.evropaelire.org/a/ratifikimi-i-demarkacionit-/29111107.html

Etiketa: DemarkacionikosoveRamush Haradinajvetëvendosje

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Pa shumë bujë, turqit vënë në punë HEC-in e katërt më të madh në vend, në lumin Fan

Pa shumë bujë, turqit vënë në punë HEC-in e katërt më të madh në vend, në lumin Fan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com